Britania nuk do të marrë më afganë, përveç atyre që tashmë ndodhen në aeroportin e Kabulit, tha të premten ministri i mbrojtjes Ben Wallace.
Ai u shpreh se Britania po përgatë verifikimin e 1.000 personave të fundit brenda aeroportit, të cilët do të fluturojnë të premten. Ky do të jetë fluturimi i fundit I forcave britanike.
Vendimi u morr përfundimisht në aeroportin e Kabulit që vrau 85 njerëz, përfshirë 13 ushtarë amerikanë të enjten.
Wallace tha se rreziku për sulme të mëtejshme në aeroport po rritet pasi militantët kërkojnë të tregojnë se i kanë detyruar fuqitë perëndimore të largohen nga Afganistani.
Deri më tani, Britania ka evakuuar më shumë se 13,700 shtetas britanikë dhe afganë, duke kryer transportin ajror të dytë më të madh nga forcat ajrore të vendit pas transportit ajror të Berlinit në 1949, tha ministria e mbrojtjes.