Britania mbyll evakuimin e civilëve nga Afganistani

Nga Exit News
Britania mbyll evakuimin e civilëve nga Afganistani

Mbretëria e Bashkuar ka përfunduar të shtunën evakuimin e personelit civil nga Afganistani.

Sipas një raportimi nga Reuters, në dy javët e fundit ajo ka mundur të nxjerrë rreth 15 mijë qytetar britanik dhe afganë nga vendi.

Të fundit që pritet të largohen janë forcat ushtarake dhe një numër i vogël bashkëpunëtorësh vendas.

Ambasadori britanik në Kabul, Laurie Bristow, premtoi se do të bëhej çmos që të ndihmoheshin qytetarët afganë brenda aeroportit të Kabulit, që donin të largoheshin.

“Është koha për të mbyllur këtë fazë të operacionit. Por ne nuk i kemi harruar njerëzit që ende kanë nevojë të largohen dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar ata,” deklaroi Bristow.

Vendimi për mbylljen e operacionit të evakuimit u komunikua një ditë më parë nga ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace për shkak të sulmeve kamikaze të së enjtes.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>