Takim i rrallë mes presidentit palestinez dhe ministrit izraelit të mbrojtjes

Takim i rrallë mes presidentit palestinez dhe ministrit izraelit të mbrojtjes

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz u takua me Presidentin Palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor për bisedimet e para zyrtare izraelito-palestineze, të dielën.

Takimi u bë disa orë pasi kryeministri izraelit Bennett u kthye nga Uashingtoni ku u takua me Presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Te dy palët ranë dakord të vazhdojnë komunikimin më tej.”

Në takim u përfshinë kreu i degës ushtarake izraelite përgjegjëse për çështjet civile në territoret palestineze, Ghasan Alyan, zyrtari i lartë i PA, Hussein Al Sheikh dhe shefi i inteligjencës palestineze Majid Faraj.

Al Sheikh konfirmoi takimin në Twitter. Zyra e Gantz tha se ministri i mbrojtjes dhe Abbas mbajtën “një takim kokë më kokë” pas bisedimeve më të zgjeruara.

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Palestinës, e cila është e vendosur në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>