Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të hënën se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 20 persona nga Covid -19.
Në të njëjtin interval kohe, u regjistruan 932 raste të reja infektimesh prej adminsitrimit të 7 384 testeve.
Aktualisht në Kosovë ka 26 525 raste aktive me koronavirus, ndërkohë që shtrimet në spitale kanë pësuar rritje.
Në spitalet e vendit gjenden 1 142 pacient të konfirmuar me koronavirus, 60 prej të cilëve në kujdesin intensiv.
Ndërkaq, 1.062 pacient janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 962 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 114 662.
Sipas një raportimi të Radio Evropa e Lirë, qeveria ka deklaruar se janë shtuar 1600 shtretër të rinj në spitale për të trajtuar të prekurit, por ky pretendim duhet ende të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Po ashtu, janë mbyllur edhe ambulancat e specializuara në mënyrë që sistemi spitalor të përqëndrohet tek të infektuarit me Covid-19.