Përditësimi, 31 gusht: 3 viktima dhe 1054 raste të reja me Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi, 31 gusht: 3 viktima dhe 1054 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë të martën bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë nga COVID-19 dhe  janë regjistruar 1054 raste të reja infektimesh.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 10 088 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 96 të shtruar te Spitali Infektiv, prej të cilëve 18 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive, janë të përqëndruara në Tiranë, 3 638, pasuar nga Shkodra me 1789 dhe Vlora me 908 infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133 801 që nga fillimi i epidemisë.

Prej fillimit të pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 146 387  raste me Covid-19, prej të cilëve 2498 persona të infektuar kanë humbur jetën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>