Të paktën 14 viktima në SHBA nga përmbytjet pas uraganit Ida

Nga Exit News
Të paktën 14 viktima në SHBA nga përmbytjet pas uraganit Ida

Të paktën 14 persona kanë vdekur tani në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani pas reshjeve të shiut që erdhën si pasojë e uraganit Ida.

Reshjet sollën përmbytje masive në qytetin e Nju Jork ndërsa pjesa më e madhe e atyre që humbën jetën ngelën të bllokuar në katet e nëndheshme të godinave.

Në Filadelfia pritet që numri i viktimave të shtohet pasi zyrtarët kanë raportuar për “vdekje të shumta”, pa dhënë detaje të tjera.

Shërbimet Kombëtare Meteorologjike deklaruan ditën e djeshme se kjo ishte hera e parë që ata kishin shpallur “gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve” në Nju Jork City.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>