Një ekstremist vrau 1 person dhe plagosi 6 të tjerë në një sulm në një supermarket të Zelandës së Re të premten.
Sipas një dekalaratë për shtyp të kryeministres së vendit, Jacinda Ardern personi ishte një ekstremist islamist, i frymëzuar nga ideologjia e ISIS.
Ai u vra nga policia, pasi sulmoi me thikë qytetarë të zakonshëm në Auckland.
Autori, i cili nuk u identifikua, kishte qenë një “person me interes” për rreth pesë vjet, tha Ardern, duke shtuar se ai ishte vrarë brenda 60 sekondave nga sulmi.
Megjithatë, Ardern nxitoi të sqaronte se sulmi ishte kryer nga një person, jo një besim fetar në tentativë për të kursyer nga paragjykimi dhe etiketimi besimtarët mysliman.
“Ishte e urryer, ishte e gabuar. Është kryer nga një individ, jo nga një besim,” tha Ardern. “Vetëm ai mban përgjegjësinë për këto akte.”
Autoritetet, të cilat e kishin monitoruar vrasësin për një kohë të gjatë, u shprehën të sigurtë se ai ka vepruar i vetëm.