KPK-ja shkarkon prokurorin Sali Hasa, të arrestuar nga SPAK për korrupsion

Nga Exit News
KPK-ja shkarkon prokurorin Sali Hasa, të arrestuar nga SPAK për korrupsion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi  të premten nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili ndodhet në masën “arrest me burg”, pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion.

Hasa u pezullua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP më  22 qershor, pas arrestimit nga SPAK.

Sipas hetimeve të kësaj të fundit, ai nuk ka ndjekur penalisht Emiliano Miranin, një person të akuzuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, në dosjen e prokurorisë, Hasa është fotografuar me një familjarë të të akuzuarit.

Policia arrestoi  për të njëjtin rast edhe oficerin e policisë gjyqësore, Napoleon Hodaj, i cili në bashkëpunim me ish-ekspertin e Policisë gjyqësore shpëtuan Miranin nga akuzat.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>