Bullgaria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohëshme për të tretën herë këtë vit, sipas një raportimi nga agjensia e lajmeve Reuters.
Të enjten dështoi përpjekja për formimin e qeverisë së re të koalicionit, të kryesuar nga të majtët, pasi nuk rritën dot marrëveshje me aleatët e ITN-së, që fituan ngushtë zgjedhjet e korrikut dhe partinë e qendrës së djathtë GERB, të ish-kryeministrit Boyko Borissov.
Në vijim, Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin, të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të thërrasë zgjedhje të reja të parakohshme brenda dy muajve.
Zgjedhjet e reja parlamentare flitet se mund të mbahen qysh në 7 nëntor, ose mund të përkojnë me njërin nga dy raundet e zgjedhjeve presidenciale, që zhvilohen më 14 nëntor ose 21 nëntor.
Pasiguria e zgjatur politike në vend po pengon aftësinë e Bullgarisë për t’u përballur me valën e katërt të koronavirusit si dhe të tërheq fondet e konsiderueshme të Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen nga pandemia.