6 gjyqtarë kanë aplikuar për kandidatë në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, KLGJ, njoftoi Gjykata e Lartë, të shtunën. Sipas njoftimit të gjykatës së Lartë, gjyqtarët garues për 3 vende vakante janë:
Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë;
Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë;
Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër;
Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë;
Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Dokumentacioni I tyre shqyrtohet brenda 7 ditëve.