Mjekët pa Kufij (MSF) kanë akuzuar Cepheid, një kompani që prodhon teste për Covid-19 se po përfiton në mënyrë të padrejtë nga pandemia.
MSF tha se Cepheid duhet të ulë çmimin e testeve Covid-19 për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke pretenduar se çmimi aktual kthen 200% fitim.
“Në këtë pandemi, ku testimi i sa më shumë njerëzve është i rëndësishëm, çmimi i Cepheid kushton jetë. Ka pasur alarme të shumta nga vendet se çmimi i papërballueshëm i testit të Cepheid po pengon kundërpërgjigjen e tyre ndaj COVID-19, “tha Stijn Deborggraeve, Këshilltar Diagnostikues në MSF.
Pas një kërkese fillestare të MSF, kompania Cepheid uli çmimin e testeve të tyre nga 18 dollarë në 15 dollarë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Por MSF thotë se kjo nuk mjafton dhe se çmimi duhet të ulet nga 15 dollarë në 5 dollarë ose se Cepheid duhet bëjë transparencë dhe të tregojë kostot e tyre.
MSF tha se Cepheid mori 250 milion dollarë në fonde publike për të zhvilluar sistemin e saj të testimit GeneXpert ndërsa të ardhurat vjetore të saj u dyfishuan gjatë pandemisë dhe kompania e saj mëmë nuk pagoi asnjë taksë federale në 2020.
Cepheid pret të shesë 45 milionë teste në 2021.
Mjekët pa Kufij është një organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare mjekësore humanitare më e njohur për projektet e saj në zonat e konfliktit dhe në vendet e prekura nga sëmundjet endemike. Në vitin 2019, grupi ishte aktiv në 70 vende me mbi 35,000 personel kryesisht mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë mjekësorë, ekspertë logjistikë, inxhinierë dhe administrues të ujit dhe kanalizimeve.