Dhjetëra persona u plagosën nga përplasjet me policinë, në protestën gjatë kurorëzimit të klerikut të Kishës Ortodokse, të dielën.
Policia e Malit të Zi përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët hodhën gurë gjatë kurorëzimit të së dielës të një kleriku të Kishës Ortodokse Serbe si udhëheqës fetar i kombit.
Kurorëzimi i kreut të kishës Ortodokse në një manastir në qytetin Cetinje ka ngjallur përçarje brenda Malit të Zi për lidhjet me Serbinë. Mali i Zi u nda me Serbinë në 2006, por kisha e tij mbeti nën kishën serbe.
Zëvendësdrejtori i policisë i Malit të Zi Dragan Goroviç tha për TV shtetëror se 20 oficerë u plagosën, ndërsa një klinikë shtetërore në Cetinje tha se rreth 30 civilë kërkuan ndihmë.
Kryeministri Zdravko Krivokapić i përshkroi sulmet ndaj policisë si terrorizëm. Ai fajësoi e Presidentit Milo Đukanovi për organizimin e protestave.
Gjatë trazirave në Cetinje, 14 persona u arrestuan, përfshirë këshilltarin e sigurisë të Đukanovi, Veselin Veljovi.
Gjukanoviq, i cili kundërshton kurorëzimin, akuzoi policinë për forcë të tepruar.
Ambasadat e Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dënuan dhunën rreth kurorëzimit të klerikut, i cili njihet si Mitropolit i Malit të Zi dhe Kryepeshkop i Cetinjes.