Pas zjarreve, Greqia krijon ministri të posaçme për ndryshimet klimatike

Nga Exit News
Pas zjarreve, Greqia krijon ministri të posaçme për ndryshimet klimatike

Pas zjarreve shkatërruese të muajit të shkuar, Greqia ka krijuar një ministri të posaçme për pasojat e ndryshimeve klimatike.

Christos Stylianides, ish-Komisioner Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, u zgjidh të hënën ministër i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

“Pasojat e ndryshimit të klimës na kanë kapërcyer dhe ne duhet t’i përshpejtojmë ndryshimet e mëdha pa vonesë,” shkruajti Stylianides në rrjetin Twitter. Ai shtoi se parandalimi dhe gatishmëria ndaj katastrofave ishin armët më efektive.

Stylianides, një shtetas qipriot, duhet të marrë nënshtetësinë greke para se të betohet në postin e minsitrit të premten, sipas një raportimi nga Politiko.

Emërimi thekson rolin gjithnjë e më të madh që ndryshimet klimatike po fillojnë të marrin në vendimmarrje, përtej nevojës për të ulur emetimet e gazrave serë.

Qeveria greke veçanërisht ka qënë nën presion për të rritur aftësinë për t’iu përgjigjur katastrofave natyrore, pas zjarreve që shpërthyen në disa pjesë të vendit gjatë verës. Përveçse shkatërruan pyje, ndërtesa e dëme në kafshë, ato prekën edhe zonat e banuara e ato turistike, duke zhvendosur mijëra njerëz.

Ajo u përball me kritika të ashpra për mënyrën se si i menaxhoi flakët shkatërruese dhe kryeminsitri Mitsotakis pranoi se janë bërë gabime. Në përpjekje për të kontrolluar pakënaqësinë, ai shkarkoi ish -ministrin e Mbrojtjes Civile dhe zhvendosi zëvendësin e tij në një post tjetër.

Mitsotakis i ka quajtur zjarret si “katastrofa më e madhe ekologjike e dekadave të fundit”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>