KPK shkarkon prokurorin Arben Dyla

Nga Exit News
KPK shkarkon prokurorin Arben Dyla

Drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Arben Dyla u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të enjten.

Trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun vlerësuan se Dyla nuk justifikon pasurinë e krijuar.

Problem për prokurorin u bë një kontratë huaje mes tij dhe një biznesmeni në vitin 2016. Dyla i ka dhënë biznesmenit 50 mijë euro hua me kushtin që në fund të vitit 2021 ky t’i kthejë 110 mijë euro. Si garanci për huanë biznesmeni i kishte lënë prokurorit një apartament.

Sipas KPK kontrata e huasë është një kontratë fiktive dhe në fakt është bërë që prokurorit t’i kalojë në pronësi apartamenti i cili është vlerësuar rreth 110 mijë euro.

Dyla e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Në vitin 2008 ai është transferuar për të kryer funksionin në Prokurorinë e Lushnjës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>