Prokuroria gjermane bastis ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave

Nga Exit News
Prokuroria gjermane bastis ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave

Prokurorët gjermanë bastisën të enjten ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave, si pjesë e një hetimi në agjencinë qeveritare kundër pastrimit të parave.

Ata dyshojnë se Njësia e Inteligjencës Financiare (FIU)ka injoruar paralajmërime për pagesa të dyshimta në Afrikë.

Bastisjet vijnë në një moment kyç për kreun e kësaj njësie, Olaf Scholz, kandidatin socialdemokrat për kancelar, për të cilin sondazhet sugjerojnë se ka shanse të mira për t’u bërë kancelari i ardhshëm gjerman në zgjedhjet kombëtare të 26 shtatorit.

Njësia e Inteligjencës Financiare dhe BaFin, rregullatori financiar, gjithashtu nën përgjegjësinë e Scholz, kanë qenë nën vëzhgim pasi kanë dështuar të identifikojnë probleme në firmën e pagesave Ëirecard, e cila falimentoi vitin e kaluar, pas zbulimit të mashtrimit më të madh korporativ të Gjermanisë.

Prokurorët thanë se agjencia Njësia ishte njoftuar nga bankat për dyshime në lidhje me para të lidhura me trafikimin e armëve dhe drogës dhe financimin e terrorizmit.

Sipas tyre, Njësia e mori parasysh raportin, por nuk e përcolli tek agjencitë e zbatimit të ligjit.

Prokurorët thanë se qyshkur kontrolli mbi pastrimin e parave ra nënë përgjegjësinë e FIU në vitin 2017, raportimi i aktiviteteve të dyshimta ka rënë në mënyrë drastike.

Po ashtu, hetimi kishte zbuluar një komunikim të gjerë me ministritë e Financës dhe Drejtësisë, që u bë shkak për kontrollin e së enjtes.

“Ky është një rrezik sigurie për Gjermaninë. Kemi nevojë për një polici financiare me ekspertizë kriminale. Gjermania është një parajsë për kriminelët,” citohet ligjvënësi Fabio De Masi në një raportim të Reuters.

Scholz, nga ana e tij, i hodhi poshtë kritikat nga ligjvënësit dhe, gjatë fushatës në Potsdam, tha se kishte rritur stafin e agjencisë si dhe kishte investuar në modernizimin e saj.

Ai u shpreh i zhgënjyer nga bastisjet, duke shtuar se prokurorët miund t’ia kishin drejtuar pyetjet me shkrim.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>