Spanja ka dërguar të premten ministrin e Jashtëm, Jose Manuel Albares në Afganistan për të siguruar evaskuimin e ish-stafit vendas, që ka shërber pranë forcave të saj ushtarake për 20 vitet e misionit në vend.
“Do të përpiqem të gjej mënyra të sigurta për t’u larguar për afganët që na ndihmuan, me qëllim që të mos lëmë askënd prapa,” deklaroi Albares përmes një mesazhi video të postuar në rrjetin Tëitter.
Ai duhet të takohet me kryeministrin pakistanez, Imran Khan, ministrin e Jashtëm, Shah Mehmood Qureshi dhe shefin e shtabit të ushtrisë, gjeneral Qamar Javed Bajëa. Albares shkon për të ofruar garanci se Madridi do të kujdeset për afganët që kishin punuar me forcat spanjolle, të cilët kalojnë kufirin për në Pakistan, sipas një raportimi nga Reuters.
Spanja thotë se ka evakuuar tashmë më shumë se 2,200 njerëz nga Afganistani, shumica prej tyre afganë në rrezik ndëshkimi nga sundimtarët e rinj talebanë
Spanja dërgoi 27 mijë trupa në Afganistan përgjatë 20 viteve në konflikt dhe humbi 102 prej tyre.
Pas marrjen së Kabulit nga forcat talebane më 15 gusht, ajo ka tërhequr mbi 2200 persona nga Afaganistani, që rrezikonin jetën për shkak se kanë punuar për forcat spanjolle, ambasadën spanjolle, institucionet e BE-së apo forcat amerikane gjatë 20 viteve të pranisë së NATO -s.