Danimarka u bë vendi i parë në Evropë që eleminoi të premten çdo kufizim kundër koronavirusit. Kjo u vë e mundur vetëm pasi vendi ka arritur të vaksinojë mbi 80% të popullsisë së rritur.
Heqja e kufizimeve u bë në mënyrë graduale, duke filluar nga heqja e detyrimit të mbajtjes së maskës nga 14 gushti, rihapja e klubeve të natës dhe eleminimi i kufizimeve për pjesëmarrje në tubime publike apo për të frekuentuar restorante, ndeshje sportive, palestra ose parukeri.
Tashmë, danezët nuk e kanë të detyrueshme të tregojnë pasaportën e vaksinimit për të hyrë në klubet e natës, që ishte rregulli para 10 shtatorit. Ata mund të kthehen në zyrë dhe fëmijët mund të shkojnë lirshëm në shkollë.
Danimarka e konsideron koronavirusin si një sëmundje të zakonshme të rrezikshme dhe rekomandon ende që të mbahet distanca Gjithashtu, vendi do të vazhdojë të ruajë kufizimet ndaj udhëtarëve që hyjnë në kufijë e tij.
Suksesi i menaxhimit të situatës i mvishet edhe një besimi të lartë të qytetarëve në autoritetet publike, ndryshe nga vende të tjera të Evropës, ku besimi ka njohur vetëm ulje. Po ashtu i detyrhet edhe një ndjenje të lartë të përgjegjësisë publike që danezët gëzojnë sipas një raportimi nga Politico.