31-vjeçari Elton Metaj (Benga), nga fshati Zhupan i Fierit, vrau me armë zjarri të premten në mbrëmje ish-gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të viktimës.
Policia njofton se vrasësi gjendet në arrati dhe se janë ngritur postoblloqe për kapjen e tij.
Burime për BË bëjnë të ditur se autori kishte pak kohë që kishte dal nga burgu, pasi një vit më parë ai kishte mbajtur për disa orë peng ish-gruan dhe famijen e saj.
U desh ndërhyrja e forcave RENEA dhe FNSH që familja të lirohej.
Metaj Benga u arrestua me akuzat për armëmbajtje pa leje, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe dhunë në familje. Ai mendohet të jetë liruar në korrik të këtij viti.
Autoritetet nuk kanë lëshuar detaje mbi motivin e ngjarjes, por nga deklaratata e familajrëve të ish-bashkëshortes shkaku ka qënë kërkesa e divorcit të kësaj të fundit.