Policia arrestoi të shtunën në mëngjes 31-vjeçarin Elton Metaj (Benga), që vrau ish-gruan e tij mbrëmjen e mëparshme.
Benga u gjet në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Peshtan pas disa orë kërkimesh.
Policia sekuestroi edhe armën e zjarrit, me të cilin vrasësi qëlloi bashkëshorten 23-vjeçare në shtëpinë e prindërve të saj.
Autori kishte pak kohë që kishte dal nga burgu, pasi një vit më parë ai kishte mbajtur për disa orë peng ish-gruan dhe famijen e saj.