Tre persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur mëngjesin e së shtunës nga një shpërthim gazi në një ndërtesë dykatëshe në një fshat rus në rajonin Lipetsk.
Reuters citon Degën Rajonale të Komitetit Hetues të Rusisë, që sqaron se shpërthimi i gazit në pjesën qendrore të ndërtesës shkaktoi shembjen e saj.
Hetuesit thanë se kishin hapur akuza penale me arsyetimin se shërbimi gazit nuk përmbushte standardet e sigurisë.
Shpërthimet e gazit janë relativisht të zakonshme në Rusi për shkak të infrastrukturës së vjetër dhe standardet e dobëta të sigurisë në lidhje me përdorimin e gazit. Në fillim të javës, sy persona vdiqën në një shpërthim të ngjashëm në një bllok banesash nëntëkatëshe.