Albana Vokshi, deputetja e PD-së bëri thirrje për rritjen e sigurisë së jetës së grave në vend, pas vrasjes së një 23-vjeçarje nga bashkëshorti i saj, të shtunën.
Vokshi fajësoi qeverinë dhe gjykatat për këtë ngjarje:
“Një nënë e re u vra dhunshëm në shtëpinë e saj, sepse #qeveria dhe #drejtësia nuk funksionojnë. Duke numëruar sa gra ka në qeveri dhe #parlament, Edi Rama vetëm fsheh të vërtetën e përkeqësimit të sigurisë për jetën dhe dinjitetin e grave”.
Ngjarja ndodhi të shtunën, në banesën e çiftit. Viktima kishte marrë një urdhër mbrotje nga gjykata një vit më parë, pasi bashkëshorti kishte rrëmbyer e mbajtur peng familjen e viktimës.
Më pas me një sërë vendimesh të gjykatës, autori i krimit arriti të lirohej nga burg në më pak se sa një vit.