Kryebashkiakja e Parisit i hyn garës presidenciale

Nga Exit News
Kryebashkiakja e Parisit i hyn garës presidenciale

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo shpalli të dielën kandidaturën për presidente në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

Hidalgo, e cila u bë gruaja e parë që drejtoi kryeqytetin francez në 2014, përfaqëson të majtën, por për shkak se kjo e fundit paraqitet e fragmentuar, sondazhet tregojnë se ajo ka pak shanse për të fituar.

Macron dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen aktualisht prijnë me 20% dhe 24% respektivisht.

“Duke ditur seriozitetin e kohëve që po jetojmë dhe për t’i dhënë shpresë jetës sonë, kam vendosur të kandidoj për presidencën franceze,” citohet Hidalgo në një raportim nga Reuters.

Ajo kandidon nën premtimin për një ekonomi më të gjelbër, ri -industrializim në zonat e vjetra prodhuese, vënien e qytetarëve në qendër të Bashkimit Evropian dhe përmirësimin e arsimit.

Ndërkohë, si kryebashkiake e Parisit, Hidalgo vlerësohet për shndërrimin e brigjeve të mbytura nga trafiku të lumit Seine në shëtitore të zhurmshme, për ashpërsinë e gjobave ndaj automjeteve ndotëse dhe krijimin e korsive të reja të biçikletave gjatë pandemisë.

Ajo gjithashtu ka patur rritje të mbështetjes pasi Parisi u shpall si vendi pritës i Lojërave Olimpike të ardhshme.

Por Hidalgo mbetet relativisht e panjohur jashtë unazës së kryeqytetit dhe ajo do të duhet të fitojë mbështetjen e partisë së saj për t’u shndërruar në kandidaturën zyrtare.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>