Partia Demokratike do të formojë 3 grupe parlamentare. PD ka ndihmuar partitë e koalicionit të ngrejnë grupet e tyre parlamentare.
Kështu PD do t’i japë 4 deputetë PDIU-së, e cila sëbashku me 3 deputetët e dalë nga lista e përbashkët me PD-së formon një grup parlamentar me 7 deputetë.
Grupi parlamentar i PDIU-së do të drejtohet nga nga Mesilda Doda, me nënkryetare Ilda Dhori, zëdhënëse Andia Ulliri, sekretar Nusret Avdulla, si dhe anëtarët Shpëtim Idrizi, Selaurin Jakupllari dhe Kasem Magmutaj.
Grupi i dytë parlamentar do të përbëhet nga deputetët e PR, LZHK, PAA dhe PBDNJ, dhe 3 deputetët të PD-së.
4 partitë morrën në zgjedhjet e 25 prillit 4 deputetë.
Ky grup parlamentar do të drejtohet nga Fatmir Mediu, Agron Duka do të jetë nënkryetar, Merita Bakiu zëdhënëse, Elda Hoti sekretare, si dhe tre anëtarë Emilja Koliqi, Dashamir Shehi e Vangjel Dule.