Ish-kryeministri Sali Berisha u deklaruar deputet i grupit parlamentar të PD-së, pavarësisht se kryetari i partisë Basha e përjashtoi nga grupi.
Berisha gjithashtu ju bashkua vendimit të PD-së për të braktisur seancën pleanre pa votuar përbërjen e anëtarëve të komisioneve parlamentare.
Ai ka dalë kundra Bashës dhe vendimin e tij për përjashtim e ka quajtur të pavlefshëm dhe të pabazuar në statutin e partisë.