Berisha tregon projektin e ri politik: Të rikthej zërin e anëtarësisë

Nga Exit News
Berisha tregon projektin e ri politik: Të rikthej zërin e anëtarësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për projektin e tij të ri në parti. I ftuar në Syri.net, Berisha u shpreh se:

“Dua të rikthej zërin e anëtarëve në PD. Një kryetar për interesa të veta nuk mund të shpallë vendime të tilla. Baza e partisë do e mirëpres këtë lëvizje, sepse PD nuk ka pse të përcahet. Kjo do të jetë si një proces i hapjes së saj të madhe”.

Ai e quajti vendimin për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së “pazar Rama-Basha”.

“Basha duhet të mblidhte këshillin kombëtar. Nëse Këshilli Kombëtar do ta miratonte përjashtimin unë do ta pranoja vendimin”, shtoi Berisha.

Për deklaratën e Bashës se vendimi për përjahstim mbron fëmijët e Berishës, ky I fundit u shpreh se:

“Më ka thënë Basha që i ka thënë ambasadorja që sanksionet do të përfshijnë edhe fëmijët e fëmijëve. Jam ky që jam dhe kam një qendrim. Sanksionet mbi fëmijët janë njësoj si mbi mua”.

Ndërsa për një takim të mundshëm me Bashën, ish-kryeministri u shpreh se: Bashën e ftoj të vij në takime me anëtarët e partisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>