Ish-Kryeministri Sali Berisha vlerësoi kandidaturën e Eduart Selamit si kryetar i PD-së në 2017.
“Në vitin 2017 kur ka humbur zgjedhjet në zyrën time i thashë: Duhet të japësh dorëheqjen. Më tha nuk e jap. Eduart Selami ishte kandidatur serioze për kryetar”, u shpreh Berisha në një intervistë me Çim Peka, të hënën.
Ai u shpreh se pas humbjes së zgjedhjeve në 2021 nuk ia kërkoi dorëheqjen Bashës:
Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte, isha i sigurt, por u përpoqa ti japë atë eksperiencë që kam unë në avokatinë e votës në institucionet ndërkombëtare”.
Berisha u shpreh se PD duhet të luftonte të vendoste sanksione “ndaj Ramës për patronazhistët, ne u thonim shqiptarëve ia dolëm, tani do shkojmë me zgjedhje të lira. Ne tani nuk kemi gojë”.