Presidenti rus Vladimir Putin u izolua pasi zbulimit të disa rasteve me COVID-19 në stafin e tij, raportojnë mediat ruse të martën.
Putin “tha se në lidhje me rastet e zbuluara të koronavirusit në stafin e tij, ai duhet të respektojë regjimin e izolimit për një periudhë të caktuar kohe,” thuhet në një deklaratë të lëshuar për gazetarët. Nuk thuhet për sa kohë Putini do të izolohet.
Kremlini thotë se Putin nuk do të ndryshojë orarin e tij të punës, por do të punojë online. Megjithatë, ai anuloi një udhëtim në Taxhikistan për të marrë pjesë në takimet rajonale të sigurisë.
Putin, 68 vjeç, u vaksinuar me vaksinën Sputnik V në pranverë.