Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar një riorganizim të qeverisë të mërkurën duke bërë ndryshime të rëndësishme në kabinet siç është edhe emërimi për herë të parë i një gruaje nga Partia Konservatore si ministre e jashtme duke shkarkuar nga posti Dominic Raab.
Johnson ka zëvendësuar ministrat që ishin kundër qëllimit të deklaruar të kryeministrit për të trajtuar pabarazinë ekonomike pas COVID-19.
Trajtimi i pabarazisë midis rajoneve në Angli është çelësi i agjendës së vendosur në vitin 2019 kur Johnson fitoi shumicën parlamentare. Por çështja është eklipsuar nga COVID-19 dhe problemet me disa nga ministrat e tij.
Ish-ministrja e tregtisë Liz Truss Truss zëvendëson Raab, i cili është përballur me thirrje për të dhënë dorëheqjen që kur shkoi me pushime në Kretë ndërsa talebanët përparuan në kryeqytetin afgan, Kabul.
“Ne e dimë që publiku gjithashtu dëshiron që ne të përmbushim përparësitë e tyre, dhe kjo është arsyeja pse kryeministri dëshiron të sigurojë që ne kemi ekipin e duhur në vend për këtë,” u tha zëdhënësi Johnson gazetarëve.
Raab u vendos në krye të ministrisë së drejtësisë. Dhe gjithashtu zëvendëskryeministër.
Ministri i Financave Rishi Sunak nuk është lëvizur nga posti.
Michael Gove, i parë si një lojtar kyç në qeverinë Johnson, u largua nga pozicioni i tij në zyrën e kabinetit, një departament i qeverisë i cili nxit zbatimin e politikave. Ai u zëvendësua nga Stephen Barclay, një ish-ministër i Brexit.
Lëvizjet e Raab dhe Gove pasuan shkarkimet e tre të tjerëve: Gavin Williamson si ministër i arsimit, Robert Buckland si ministër i drejtësisë dhe Robert Jenrick si ministër i strehimit.