Kreu i Shtetit Islamik në Saharanën e Madhe, ISGS, i cili kërkohej për sulme ndaj ushtarëve amerikanë dhe punonjësve të huaj të ndihmës u vra në një operacion të trupave franceze.
“Adnan Abu Walid al-Sahrawi u neutralizua nga forcat franceze”, tha Presidenti Emmanuel Macron në Twitter të enjten.
“Ky është një tjetër sukses i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel,” tha Macron, pa dhënë vendndodhjen ose detajet e operacionit.
“Adnan Abou Walid al Sahraoui, themeluesi i grupeve terroriste të Shtetit Islamik në Saharanën e Madhe është neutralizuar nga forcat franceze. Ky është një tjetër sukses i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, shkroi Emmanuel Macron më 15 shtator 2021.
Udhëheqësi xhihadist ishte pas vrasjes së punonjësve të ndihmës franceze në vitin 2020 dhe ishte gjithashtu i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për një sulm të vitit 2017 kundër trupave amerikane në Nigeri.
Shteti Islamik në Saharanën e Madhe fajësohet për shumicën e sulmeve xhihadiste në rajonin e Mali, Nigeri dhe Burkina Faso.
Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacion mbi vendndodhjen e Sahrawi, i cili kërkohej për një sulm terrorist më 4 tetor 2017 në Nigeri, duke vrarë katër ushtarë të Forcave Speciale të SHBA-ve.
9 gusht 2020, në Nigeri, kreu i ISGS urdhëroi personalisht vrasjen e gjashtë punonjësve të ndihmës franceze.
Sahrawi më parë ishte anëtar i Al-Kaedës në Magrebin Islamik (AQIM) dhe gjithashtu drejtoi Mujao, një grup islamik përgjegjës për rrëmbimin e punonjësve spanjollë të ndihmës në Algjeri dhe një grup diplomatësh algjerianë në Mali në 2012.
Ushtria franceze ka vrarë disa anëtarë të rangut të lartë të ISGS nën strategjinë e saj të shënjestrimit të udhëheqësve xhihadistë që nga fillimi i ndërhyrjes së saj ushtarake në Mali në 2013.
Mali, një komb i varfër dhe pa dalje në det, shtëpi për të paktën 20 grupe etnike, vazhdon të luftojë sulmet xhihadiste dhe dhunën ndër -komunale, të cilat shpesh përhapet në vendet fqinje.