Moderna: Mbrojtja e vaksinës zbehet me kohën, duhet dozë shtesë

Nga Exit News
Moderna: Mbrojtja e vaksinës zbehet me kohën, duhet dozë shtesë

Kompania farmaceutike Moderna pretendon se testimet e saj të fundit tregojnë se mbrojtja nga vaksina AntiCovid zbehet me kohën.

“Ky është vetëm një vlerësim, por besojmë se ndërsa shikojmë drejt vjeshtës dhe dimrit,  presim që ndikimi i vlerësuar i dobësimit të imunitetit të jetë minimalisht 600,000 raste shtesë të COVID-19,” citohet në një raportim të Reuters Presidenti i Modernës, Stephen Hoge në një konferencë me investitorët.

Hoge nuk saktësoi se sa nga rastet mund të ishin të rënda, por tha se disa prej tyre do të kërkonin shtrimin në spital.
Të dhënat e reja të komapnisë qëndrojnë në kontrast të plotë me të dhënat nga disa studime të fundit,  që sugjeruan se mbrojtja nga vaksina e Modernës zgjat më shumë se ajo Pfizer/BioNTech.

Ekspertët dyshojnë se kjo ndodh për shkak të dozës më të lartë të ARN -së në vaksinën Moderna dhe intervalit më të gjatë mes administrimit të dozave.

Por, të dhënar e reja tregojnë përqindje më të larta të infektimit tek njerëzit e vaksinuar rreth 13 muaj më parë, në krahasim me ata që janë vaksinuar rreth tetë muaj më parë.

Studimi u zhvillua në periudhën korriku-gusht, kur përhapja e variantit Delta mori hov.

Më 1 shtator Moderna aplikoi për autorizim për dozën përforcuese pranë Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe studimet e reja shkojnë në favor të adminstrimit të kësaj të fundit.

Por, nga ana tjetër, testet e reja nuk janë shqyrtuar ende nga studiuesit e akademikët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>