Studimi i CDC: Vaksina Moderna më efikasja në parandalimin e shtrimit në spital nga Covid

Nga Exit News
Studimi i CDC: Vaksina Moderna më efikasja në parandalimin e shtrimit në spital nga Covid

Vaksina e kompanisë Moderna është më efikasja për të parandaluar shtrimin në spital nga Covid-19, sipas një studimi të botuar të premten nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA.

Një analizë e më shumë se 3 600 pacientëve të shtruar në 21 spitale amerikane nga marsi deri në gusht zbuloi se efikasiteti i vaksinës kundër shtrimit në spital ishte 93 për qind për vaksinën Moderna krahasuar me 88 për qind të Pfizer-BioNTech.

Nga studimi u përjashtuan njerëzit me probleme të sistemit imunitar.

Efikasiteti i vaksinës Pfizer bie ndjeshëm pas 120 ditësh, thotë raporti i CDC, megjithëse ajo vijon të sigurojë mbrojtje të fortë kundër simptomave të rënda të Covid-19.

Vaksina Moderna prodhon gjithashtu nivele më të larta të antitrupave pas vaksinimit sesa vaksina Pfizer, zbuloi studimi.

Studimi i CDC sugjeron se vaksinat me dy doza, Moderna dhe Pfizer, janë më efikase në parandalimin e shtrimit në spital se vaksina me një dozë Johnson & Johnson. Sidoqoftë, efikasiteti i vaksinës Johnson & Johnson mbetet i lartë pasi rezulton se ul rrezikun e shtrimit në spital me 71 përqind.

Edhe pse efikasiteti i vaksinave ndryshon, studimi i CDC tregon se të gjitha vaksinat Covid-19 të miratuara nga FDA ende funksionojnë mirë në mbrojtjen kundër shtrimit në spital nga Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>