Bizneset i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Bashkisë për rritjen e taksës së zënies së hapësirës publike, rritjen e taksës së pastrimit dhe vendosjen e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore për çdo NIPT sekondar.
Me anë të një kërkesë padie dorëzuar sot, Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe Tregut shprehet se rritja e këtyre taksave është në mënyrë disproporcionale më ecurinë e bizneseve dhe nuk përshtatet me aftësinë paguese të tyre.
Vetë sipërmarrësit janë shprehur se nuk arrijnë të paguajnë taksat e larta, pasi puna ka rënë.
Bashkia Tiranë vendosi për rritjen e taksave për sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm në fund të vitit 2015. Bizneset kanë protestuar vazhdimisht për këto ndryshime, por kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar.