Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë të mërkurën ditën pa makina, duke kërkuar që qytetarët të shkojnë në punë në këmnbë dhe të ndihmojnë në këtë mënyrë mjedisin.
Nisma ka hasur kritika për shkak se numri i makinave në kryeqytet përdoret nga kryebashkiaku Veliaj si justifikim për ndotjen e ambientit, ndërkohë që injorohet ndikimi i trafikut, dendësisë së ndërtimeve dhe transporti urban i amortizuar.
Aktivitetet në kudër të kësaj dite do të zhvillohen mes orës 8.00 të mëngjesit deri në orën 14.00.
Ndërkohë, sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja janë:
- Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”;
- Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”;
- Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”;
- Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”.
Në këto rrugë do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.