Zvicra do të investojë 200 milionë euro në Ballkanin Perëndimor në formën e një projekti ambicioz shkencor dhe kërkimor.
Duke u mbështetur në të ashtuquajturën “përvojë të diplomacisë shkencore”, qeveria zvicerane do të punojë me Institutin Ndërkombëtar të Evropës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme, infrastruktura e parë e madhe kërkimore në rajon.
Tetë vende do të përfitojnë nga nisma përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Slloveninë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Laboratori i ri do të punojë në përparimet në teknologjitë mjekësore përmes rrezeve të protonit dhe joneve. Ndërsa faza e projektimit të projektit ka përfunduar, akoma duhet të arrihen marrëveshje se ku do të ndërtohet.
Zvicra do të mbikëqyrë strukturën, si dhe një konkurs për vendndodhjen e objektit të ri. Vendi ka përvojë të madhe në ngritjen e qendrave të ngjashme kërkimore.
Sanja Damjanovic, një fizikante malazeze, “Ballkani Perëndimor ka nevojë urgjente për infrastruktura kërkimore në shkallë të gjerë.” A
jo shtoi se diplomacia shkencore duhet të vijë mbi të gjitha dallimet politike dhe duhet të jetë mbi ndryshimet e shumta të qeverisë.
Sa i përket asaj se nga do të vijnë paratë, pritet që fondet e kohezionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor të mbulojnë pjesën më të madhe të tij, së bashku me fondet e para-anëtarësimit të BE-së dhe kontributet nga vendet anëtare.