Udhëheqësi separatist katalanas Carles Puigdemont u arrestua në Itali pasi kërkohej nga Spanja për organizimin e referedumit të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017, të cilin gjykatat e shpallën të paligjshëm.
Spanja e akuzon atë për kryengritje në kohën kur ai ishte president i Katalonjës. Pas referendumit Puigdemont u largua në Belgjikë dhe jetonte atje si anëtar i Parlamentit Evropian.
Ai u arrestua në Sardenjë ku gjykata do të duhet të vendosë nëse ai duhet liruar apo ekstraduar.
Referendumi i vitit 2017 nxiti krizën më të thellë politike të Spanjës për dekada të tëra, me parlamentin rajonal katalanas që shpalli pavarësinë, dhe Madridi më pas vendosi sundim të drejtpërdrejtë mbi rajonin.
Pasi Puigdemont dhe dy kolegë ministra u arratisën, Spanja burgosi nëntë udhëheqës të tjerë katalanas për kryengritje për rolin e tyre në referendumin për pavarësi. Ata u falën nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez në qershor.
Katalonja është një nga rajonet më të pasura, më të veçanta të Spanjës dhe ka gëzuar një shkallë të lartë autonomie. Por shumë katalanas mendojnë se i paguajnë më shumë Madridit sesa fitojnë, dhe ka edhe ankesa historike, veçanërisht trajtimi i Katalonjës nën diktaturën e gjeneralit Franko.