Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka qënë objekt i sulmeve kibernerike rreth dy javë më parë, sipas raportimeve nw media.
Persona të paindentifikuar jane futur në serverat e RTSH-së duke thyer mbrojtjen e databasës e duke vjedhur arkivin.
Më pas, për t’i kthyer mbrapsht materialet, hakerat kanë kërkuar 300 mijë dollarë.
Sipas raportimit, RTSH nuk ka pranuar ta paguajë, pasi shumica e databaës ka qënë e ruajtur në kopje dhe vetëm një pjesë e vogël ka humbur si pasojë e sulmit.
Megjithatë, në lidhje me sulmin kibernetik apo pjesën e humbur të arkivit nuk ka as deklaratë e as konfirmim zyrtar ende.
Vetëm pak ditë serveri i Shërbimit të Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ra pre e një sulmi të ngjashëm, i cili u parandalua në kohë.