Social Demokratët fitojnë zgjedhjet në Gjermani

Nga Exit News
Social Demokratët fitojnë zgjedhjet në Gjermani

Zgjedhjet e së dielës në Gjermani u fituan nga Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) me 25.7% të votave, ndërohë qëblloku konservator CDU/CSU i Merkel kaloi i dyti me 24.1% të votave. Pas tyre erdhën Të Gjelbrit me 14.8% dhe Demokratët e Lirë (FDP) ishin me 11.5%.

Fitorja e Social Demokratëve, të cilët filluan të hënën përpjekjet për të formuar qeverinë, i dha fund dominimit 16 vjeçar të konservatorëve.

Kandidati për kancelar i Social Demokratëve, Olaf Scholz deklaroi se shpresonte të arrinte një marrëveshje koalicioni para Krishtlindjeve, sipas një raportimi nga Reuters.

SPD me shumë gjasa do të kërkojë aleancë me të Gjelbrit dhe FDP, megjithëse këto të fundit mund të bashkohen me konservatorët.

Këta të fundit mund të formojë një koalicion qeverisës, pavarësisht se dolën të  dytët.

Gjatë kësaj kohe, Merkel do të qëndrojë në krye të vendit nën një rol kujdestar.

Nëse Scholz, 63 vjeç, arrin të krijojë koalicionin qeverisës, ai do të bëhet kancelari i katërt socialdemokrat i pasluftës pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schroeder.

Rimëkëmbja e SPD shënon një ringjallje të partive të qendrës së majtë në Perëndim, pas zgjedhjes së demokratit Joe Biden si president i SHBA-vefitores së qendrës së majtë në Norvegji në fillim të muajit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>