Ministria e Shëndetësisë njofton se 15 persona humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit ndërkohë që numri i të infektuarve në raport me testimet mbetet i lartë.
594 persona rezultuan pozitiv, rreth 13% e të testuarve.
Janë 10 436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 984 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155 678 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika
Testime totale 1,193,944
Raste pozitive 168,782
Raste të shëruara 155,678
Raste Aktive 10436
Humbje jete 2,668
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,721
Fier 975
Durrës 996
Shkodër 911
Vlorë 584
Elbasan 535
Lezhë 408
Berat 398
Korçë 266
Kukës 248
Gjirokastër 204
Dibër 190