Gjykata e Lartë pezullon punimet tek diga e Liqenit Artificial

Gjykata e Lartë pezullon punimet tek diga e Liqenit Artificial

Gjykata e Lartë vendosi sot pezullimin e punimeve për ndërtimin e pesë pallateve 17 katëshe nën digën e liqenit.

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit Tiranë (IKMT) për pezullim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, që dy javë më parë vendosi vazhdimin e punimeve nën digë. Sipas vendimit të Administratives, IKMT-ja duhet ta dëmshpërblente kompaninë ndërtuese dhe për dëmin financiar dhe moral.

Paralelisht me IKMT-në, dhe Bashkia Tiranë ka kërkuar nga gjykata pezullimin e ndërtimeve dhe shpalljen të paligjshme të lejes të ndërtimit.

Leja për ndërtimin e pesë pallate nën digën e liqenit është dhënë në gusht të vitit 2014 nga ish-Kryebashkiaku Basha.

Sipas Kryebashkiakut Veliaj, leja është dhënë në shkelje të ligjit, pasi për zonën përreth Liqenit Artificial nuk ka ende një plan të detajuar vendor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>