Qeveria do të paguajë 6 milion dollarë për blerjen e 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer, të cilat do të vijnë në fund të vitit.
Vendimi u miratua në mbledhjen e qeverisë të mërkurën.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftojë se janë punësuar 150 punonjës shëndetësor dhe do të vazhdojnë shpërblimet për mjekët.
“Janë më shumë se 900 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ose ndryshe rreth 44% e popullatës target, ndërsa janë vaksinuar plotësisht 35.5% e popullatës”, u shpreh Manastirliu.
Ajo njoftoi se qeveria po vlerëson programin për dozat përforcuese.