116 të vdekur nga përleshjet mes bandave në një burg të Ekuadorit

Nga Exit News
116 të vdekur nga përleshjet mes bandave në një burg të Ekuadorit

Në Ekuador u shënuan 116 të vdekur dhe 80 të plagosur nga trazirat në një nga burgjet më të mëdha të vend të martën.

Presidenti Guillermo Lasso njoftoi një ditë më pas se ai do të dërgonte forcarendi  shtesë dhe do të rrisë fondet për të shmangur që ngjarja të përsëritet.

Përleshjet ndodhën  në Penitenciaria del Litoral në provincën Guayas mes bandave që synonin kontrollin e burgut muajt e fundit.

“Është për të ardhur keq që grupet kriminale po përpiqen t’i shndërrojnë burgjet në një fushë beteje për mosmarrëveshjet e pushtetit,” tha Lasso për gazetarët në Guayaquil, sipas një raportimi nga Reuters.

Përplasja e së martës ishte akti më vdekjeprurës i dhunës i raportuar ndonjëherë në sistemin penitenciar të Ekuadorit.

Përleshje të ngjashme u zhvilluan në shkurt dhe korrik 2021 në burgje të ndryshme në të gjithë vendin.

Të paktën 79 njerëz vdiqën në përlesjet e shkurtit dhe 22 të tjerë në korrik.

Dhjetëra njerëz u dyndën në burgun e Guayaquilit për të kërkuar informacion për të afërmit dhe për të kërkuar llogari nga zyrtarët përgjegjës për sigurinë e të burgosurve.

Lasso tpohoi se shteti do të ndihmonte familjet e të burgosurve të vdekur dhe të plagosur dhe forcoi praninë ushtarake jashtë objektit.

Prokuoria bëri me dije se gjashtë prej të burgosurve të vrarë në Penitenciaria del Litoral u ishte prerë koka.

Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR) dënoi dhunën dhe Human Rights Ëatch i kërkoi qeverisë së Ekuadorit të hetojë përleshjet dhe të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>