Një grua 33 vjeçare humbi jetën nga koronavirusi mengjesin e së enjtes në spitalin Infektiv.
E reja ishte 4 muajshe shtatëzënë dhe prej dy ditësh ishte në intumbim, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj, sipas gazetares Doris Sallaku.
Shqipëria shënoi rritje të numrit të viktimave nga Covid-19 të mërkurën, ku u regjistruan 17 viktima si dhe 680 raste të reja infektimesh ditore.
Në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.
Aktualisht, janë 10 103 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.