I Dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi të enjten se palët kanë arritur një marrëveshje në lidhje me njohjen e targave.
“Kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve,”shkruajti Lajçak në Tëitter.
Sipas marrëveshjes së publikuar nga Lajçak dhe ndërmjetësuar nga Brukseli, Kosova do të tërheq, më 2 tetor mes orës 8.00-16.00 forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pikat e kufirit në Jarinjë e Bërnjak, ndërkohë që Serbia do të heq njëkohësisht bllokadat e vendosura në rrugë nga serbët e Kosovës.
Në dy pikat do të vendoset KFOR-i qysh para largimit të sinkronizuar të palëve serbe e kosovare, ku do të qëndrojë për dy javë për të siguruar rendin dhe lëvizjen e lirë.
Ndërkohë, prej orës 8.00 të 4 tetorit, hyn në fuqi regjimi i ri, ku palëve u kërkohet të eleminojnë targat e përkohëshme në favor të mbulimit të elementeve shtetërore në targat e automjeteve që lëvizin mes dy vendeve.
Palët kanë rënë dakord, në përfundim, mbi ngritjen e një Grupi Pune, i cili duhet të gjejë një zgjidhje përfundimtare për problemin brenda 6 muajve. Gruoi pritet të mbajë takimin e parë më 21 tetor në Bruksel dhe pas 6 muajve të arrijë një marrëveshje.