Gjysma e shqiptarëve nuk bënë pushime verore gjatë këtij viti, kryesisht ata pa të ardhura të mjaftueshme ose pensionistë, sipas sondazhit të Barometrit në Euronews.
Një në dhjetë shqiptarë u përgjigjën se do të pushojnë vetëm në fundjavë ndësa një në dy shqiptarë pohuan se nuk bënë pushime verore.
Sodazhi zbuloi se 65.4%-77.2% e personave që nuk bënë pushime janë ose pensionistë ose persona me të ardhura të ulëta.
Rreth 30% e të pyeturve pranojnë se kanë bërë pushime ndërsa 9.6% thanë se “do i bëjnë në vazhdim”.
Sipas aktivistit mjedisor Ened Mato, pasiguria e shkaktuar nga pandemia është arsyeja kryesore përse gjysma e shqiptarëve nuk bënë pushime verore gjatë këtij viti.
Sondazhi për pushimet verore u krye gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit gusht ku në intervista ballë për ballë u përfshinë 1000 veta.