Deputeti i PD-së Edmond Spaho iu bashkua lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për ndryshim të statutit të partisë, për lejimin e referendumit si dhe për hapjen e saj.
Në një postim në Facebook, Spaho u shpreh se:
“Hapja e Partisë, debati midis nesh, kolegjialiteti në vendimarrje dhe veçanërisht dëgjimi i antarësisë jane rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe shpëtuar PD.
Janë këto arsyet që më shtyjnë të mbështes dhe marr pjesë në “Foltoren” e organizuar në qytete të ndryshme të vendit”.
Ai u shpreh se lëvizjen e “përkrah për idetë, frymën e lirisë”.
“Kemi nevoje për një platformë të mirëmenduar se si do ta mundim Edi Ramën në zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata që do e zbatojnë dhe me pas miratohet në organet drejtuese të PD”, theksoi Spaho.
Deri më tani 8 deputetë I janë bashkuar lëvizjes së Berishës për ndryshime në statutin e partisë. Ata janë Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Isuf Çelaj, Bujar Leskaj, Flamur Noka dhe Edmond Spaho.