Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar deri tani rreth 5 milion viktima në të gjithë botën, sipas statistikave të agjencisë meditike Reuters.
Personat e pavaksinuar konsiderohen më të prekshëm nga varianti shumë infektiv Delta.
Sipas një analize të Reutersu gjysma e vdekjeve, 2.5 milion u regjistruan në mbi një vit, ndërsa 2.5 milion vdekjet e tjera u regjistruan në më pak se tetë muaj.
Mbi gjysma e vdekjeve në rang global, të raportuara në një mesatare shtatë ditore, ishin nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Brazili, Meksika dhe India.
Më shumë se gjysma e botës ende nuk ka marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19, sipas Our World in Data.
Organizata Botërore e Shëndetit këtë javë tha se programi i saj i shpërndarjes COVAX, për herë të parë, do të shpërndajë doza vetëm në vendet me nivelet më të ulëta të vaksinimit.
Si rajon, Amerika e Jugut ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, rreth 21% të të gjitha vdekjeve të raportuara, e ndjekur nga Amerika e Veriut dhe Evropa Lindore me mbi 14% të numrit të përgjithshëm vdekjeve secila.
Ndërkohë, India, një nga vendet e para të prekura rëndë nga varianti Delta, ka kaluar nga një mesatare prej 4 mijë vdekjesh në ditë në më pak se 300 vdekje në ditë.
Tashmë, varianti Delta përbën variantn dominues të Covid-19 në të gjithë botën dhe është identifikuar në 187 nga 194 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetit.