Arrestohen në Itali 4 shqiptar e 1 italian për trafik kokaine

Nga Exit News
Arrestohen në Itali 4 shqiptar e 1 italian për trafik kokaine

4 shqiptar e 1 italian u arrestuan të dielën në Itali për përpunim dhe trafikim të kokainës në zonën e Aostas.

Pesë të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti në Luginën e Aostas që përpunonte dhe më pas, shiste kokainë në zona të ndryshme në afërsi.

Hetimet zbuluan se Leonard Vishaj punonte si korrier në grup, Angjelin Lleshi, Amarildo Perloshi dhe italiani Diego Gustavo Corchia merreshin me përpunimin e drogës, ndërsa Elton Beleshi merrej me shitjen me shumicë të saj.

Droga fshihej në ndarje të posaçme brenda motorit ose në pjesë të tjera të makinave të përdorura nga shitësit për t’u furnizuar, sipas policisë.

Kjo e fundit ra në gjurmë të grupit pas një kontrolli ndaj Angjelin Lleshit, të cilit i zbuluan një dozë të fshehur kokaine në garazhin e tij.

Më pas ai u hetua në gjendje të lirë dhe u mbajt nën vëzhgim, duke i prirë autoritetet italiane drejt pjesës tjetër të grupit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>