Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u përplasën për numrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit.
Vokshi u shpreh se qeveria “manipulon kur thotë se ka një mbulesë vaksinale me të paktën 43.8% me të paktën 1 dozë dhe 37.18% me të dyja dozat”.
Ndërsa, Manastirliu u shpreh se deri më tani “janë vaksinuar rreth 44% e popullësisë target, mbi 18 vjeç. Janë kryer në total 1,764,714doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 811,765 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID dhe 952,949 kanë kryer njërën dozë”.
Sipas World Data deri më 2 tetor, në vend ka 950 620 të vaksinuar me një dozë dhe 805 420 të vaksinuar me të dyja dozat.
Manastirliu njoftoi edhe blerjen e 500 mijë dozave Pfizer nga kompania farmaceutike deri në fund të 2021-shit dhe mbërritjen e 400 mijë dozave Pfizer përmes nismës Covax.
Ndërsa Vokshi u shpreh se shpenzimet në shëndetësi janë minimale. Ajo e akuzoi ministren për përdorimine. patronazhistëve gjatë fushatës zgjedhore.
Ajo kërkoi edhe interpelancë me Ministret e Arsimit dhe Shëndetësisë lidhur me masat e marra nga këto dy institucione për protokollet në shkolla pas fillimit të sezonit arsimor.