Viti i ri akademik do të nisë më datën 18 tetor, njoftoi ministrja e Arsimit Evis Kushi, të mërkurën. Nisja e mësimit në universitete u shty me një javë për shkak të procesit të vaksinimit.
Ambientet e universiteteve do të jenë të hapura me personel mjekësor të gatshëm për të kryer vaksinimet, theksoj Kushi.
Qeveria vendosi vaksinimin e detyrueshëm të pedagogëve dhe studentëve para nisjes së mësimit në auditore, në muajin shtator.
Për këtë arsye në hyrje të universiteteve u vendosën ekipet e vaksinimit. Ndërsa muaji shtator dhe tetor do të vazhdojë të jetë muaji i hapur i vaksinimeve.