Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot mbasdite rreth orës 14:30 në Linzë. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e jashtëm të një restoranti.
I vrarë ka mbetur Elton Nika, i cili është qëlluar me armë zjarri. Ai ka qënë i dënuar më parë për shkatërrim prone.
I plagosuri është Ismet Gaxheri, pronari i restorantit, i cili mendohet se është ndeshur fizikisht me autorin e vrasjes dhe ka marrë goditje me mjete të forta. Ai po trajtohet në spital dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Autori i dyshuar i krimit, i identifikuar me inicialet E. M., është larguar nga vendngjarja. Mbasdite vonë, policia duket se ka arritur të zbulojë se ai ndodhet i fshehur në një ndërtesë mbrapa stadiumit Qemal Stafa. Godina po mbahet aktualisht e rrethuar nga forcat speciale, por nuk dihet nëse policia ka vendosur kontakt me të dyshuarin.